Jep dorëheqjen drejtori i Tatimeve Shkodër, ja kush e zevendeson…

Agron Hasanaj nuk do jetë më drejtor rajonal i tatimeve në Shkodër. Hasanaj mësohet se ka dhënë dorëheqjen duke u larguar nga ky post vetëm pas 3 muajsh teksa do të jetë drejtor i drejtorisë të kontrollit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.

Hasanaj u emërua drejtor rajonal i Tatimeve pak para fushatës elektorale ndërsa ishte kandidat i platformës “Deputeti që duam” por nuk arriti të jetë në listat e kandidatëve për deputet të PS për qarkun Shkodër.

Në vend të tij do të jetë Sidrit Istrefi i cili prej 9 vitesh ka qenë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.