Publikohet fotoja e “Gert Gjeneralit” pas arrestimit në Belgjikë, i transformuar pas viteve në arrati…

Shpërndaje

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi në Belgjikë i Gert Gjinarari, i njohur ndryshe edhe si “Gert Gjenerali”, i cili konsiderohet si një nga emrat më të njohur të botës së krimit shqiptar. Policia bëri se 52-vjeçari posedonte në momentin e ndalimit dokumente italiane të falsifikuara.

Gjinarari është dënuar me burg të përjetshëm për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

52-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit si i forti i Tiranës, Naim Zyberi, në vitin 1997 në Itali.

Ndërkohë në media është publikuar fotoja e 52-vjeçarit, i cili tashmë duket në një pamje, ku shfaqet i transformuar.

Në vitin 2019, Gjinarari u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, me pretendimin se shkak i lirimit të Gjinararit nga burgu ishte normalizimi i marrëdhënieve të tij me trashëgimtarët e viktimës. Ky vendim, në atë kohë, shkaktoi reagime të forta dhe polemika në opinionin publik.

Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e lirimit, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.

Por Gert Gjinarari nuk u gjet nga policia dhe më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar. Ditët e fundit, ai është arrestuar nga policia belge.

Ndërkohë, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në vendin tonë, ku do të vuajë dënimin deri në fund të jetës.

Shpërndaje