Izmir Smajlaj në super formë, atleti shkodran më i mirë i mitingut në Sllovaki

Izmir Smajlaj konfirmon formën e tij të shkëlqyer, në prag të Olimpiadave që do të zhvillohen këtë vit.

Ish-kampioni i Europës në sallë të mbyllur dhe rekordmeni shqiptar në kërcim së gjati kryesoi në disiplinën e tij mitingun ndërkombëtar të  Bratislavës, në Sllovaki.

Shkodrani ishte protagonist i një rezultati shumë të mirë, 7.90, që i vlejti edhe vlerësimin si atleti më i mirë të mitingut.