Imam Muhamed Sytari: Po luftoj me Covid 19, luftë me të papritura e befasi të çuditshme…

0
354

“Të dashtun të zemrës,

Deri më sot, jam rrethuar nga një pafundësi mesazhesh, urimesh, lutjesh e shkrimesh të ndjera nga çdo cep i botës. Nëpërmjet tyre më keni përcjellë mirësi e bekim, që s’ua kthej dot edhe po të sforcohem deri në kiamet!

Dua t’ju kërkoj ndjesë për pamundësinë time për të kthyer çdo mesazh e lutje, edhe për shkak të gjendjes sime shëndetësore, që nuk shkon sipas dëshirës sime. Është luftë e pandalshme, me të papritura e befasi të çuditshme.

Prandaj, më ndjeni dhe lutuni për mua. Nëse do e kaloj këtë prag, Allahut i qoftë falënderimi! E nëse Ai ka shkruar diçka tjetër, elhamdulilah dhe hallall ju kërkoj!

Në këto momente, lutjet e mia, mendimi dhe krejt përkushtimi im është me Haxhi Babën tim të shtrenjtë, që po lufton shumë më fortë e në zemër të kësaj sprove!

Allahu ju dashtë e ju bekoftë!”

Imam Muhamed B. Sytari

PËRGJIGJU