I riu “ndez” demokratët në Shkodër, surprizohet Sali Berisha…

Ka qenë një i ri që ka ekzaltuar gjithë demokratët e pranishëm në Pallatin e Sportit në Shkodër, aty ku është duke zhvilluar një takim Sali Berisha. Mekeid Selmani, student gazetarie, gjatë fjalës së tij tha se revolucioni i PD-së është paqësor dhe nuk do të ndalet asnjëherë.

“Revolucioni jonë paqësor nuk ndalet, asnjëherë. Jo vetëm që nuk ka të ndalur, por nuk do të tërhiqet asnjëherë deri në çlirimin e Shqipërisë nga kjo klikë sorosiane”, tha ndër të tjera i riu.

“Bravo”, duket të thotë Berisha teksa flet studenti.

Sali Berisha ndodhet në Shkodër për të zhvilluar një takim me demokratët dhe intelektualët e qytetit. Ky takim përkon edhe me 31-vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Shkodër./tvklan.al