I prekur nga koronavirus, Myftiu i Shkodres dërgohet në Turqi për kurim…

Rëndohet gjendja shëndetësore e myftiut te Shkodrës Muhamed Sytari, i cili ka rezultuar i prekur me Covid-19.

Myftiu i Shkodrës është dërguar pasditen e së premtes drejt Turqisë për mjekim më të specializuar.

Më herët, drejt këtij shteti u dërgua edhe babai i tij i cili ishte i prekur po ashtu nga koronavirusi.