I infektuar me koronavirus, aktori Koço Devole futet në intubim…

Është infektuar me koronavirus aktori i njohur i humori, Koço Devole. Mësohet se aktori prej disa ditësh ndodhej i shtruar në Spitalin Infektiv.

Sipas informacioneve, gjatë kohës që ndodhej në spital gjendja shëndetësore e Koço Devoles ishte përmirësuar, duke lënë spitalin ditën e djeshme.

Por pasi ka dalë nga spitali, gjendja e aktorit është përkeqësuar papritur dhe është rikthyer me urgjencë, më pas ai është vendosur në intubim.