I infektuar me Covid-19, humb jetën kantautori i njohur, Kujtim Prodani…

Ndërron jetë në moshën 57 vjeçare Kujtim Prodani.

Muzikanti dhe kompozitori mësohet se prej ditësh ishte në luftë me Covid-19.

Prodani ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku edhe po merrte ndihmën e nevojshme shëndetësore që prej kohës kur ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pak ditë më parë vetë Kujtim Prodani publikoi një foto me maskë oksigjeni nga spitali, teksa e cilësonte virusin si “flamë e keqe”.

Prodani ishte djali i këngëtarëve të njohur shqiptar Anita Take dhe Agim Prodani.