Grupimi rinor universitar demokrat GRUD: “Mos e shisnin shpirtin tuaj tek djalli”. Vota është burrnia, vlera, fytyra e çdo personi…

Të dashur qytetarë, të dashur të rinj!

Po përjetojmë çaste vendimtare në historinë e vendit tonë. Le të fitojë qytetaria duke bërë të qartë se dëshira për liri e të drejta të plota është primare. Secili meriton të jetojë i qetë, pa frikën e dështimit apo mjerimit. Kjo thirrje që buron nga zemra shkon përtej politikës. Është një lutje e hapur që vjen për secilin prej jush: Mendoni për të ardhmen tuaj, të familjes, bijve apo edhe të afërmve tuaj. Për një vend më të mirë, për një të ardhme me shpres, plot me optimizëm. Është jetike të rikujtojmë se nuk ka gjë më të shtrenjtë se sa voten. Vota nuk blihet me para, e as nuk shitet për një vend pune sepse nuk do të jetë më dikush që ju kërcënon me bukën e gojës. Vota është burrnia, vlera, fytyra e çdo personi, e historikisht Shqiptari ka pranu jetën ta japë e nderin jo. Prandaj o njeri nëse nderi yt ta lejon ta shesësh votën bëje, ama mos ta dëgjoj kush zërin pastaj tek ankon, lufton e dëshiron të drejta e kushte që ti vet i ke përbuzur. Mendoni mirë para se të veproni. As pasuria e gjith botës nuk vlen sa vota juaj. “Mos e shisnin shpirtin tuaj tek djalli.

” Distancohuni nga çdo akt korruptiv, jo ligjorë apo edhe të pamoralshëm. Është koha që të ecim përpara dhe çdo ves të lihet në të shkuarën sepse vetem kështu do njohim zhvillimin dhe të drejtat e plota.

Në si të rinj, si bijtë tuaj dorzohemi para jush në duart tuaja, shpreheni vullnetin mos qëndroni indiferent. Duke kërkuar që edhe ju të bëheni pjesë e dëshirës për një vend me të mirë e jo një emigrim sa më të largët, ju përshëndesim përzemërsisht.

Grupimi rinor universitar demokrat GRUD.

Sekretar i Përgjithshëm Armando Lekaj