Gjenialiteti i arkitekt Sinanit/ Pse nuk vendosen zogjët në xhaminë e Kuşkonmaz?…

Xhamia Kuşkonmaz që në gjuhën shqipe do të thotë xhamia në të cilën nuk zbresin zogjët, është e vendosur në vijën bregdetare në Üsküdar, të Stambollit, është ndërtuar nga Arkitekti i njohur shqiptar Arkitekt Sinani në 1580 nga Şemsi Ahmed Pasha. Për shkak të përpikmërisë së tij, ai i kërkoi Arkitekt Sinanit të ndërtonte një xhami në të cilën zogjtë nuk do të zbresin dhe nuk do të ndotin atë.

Mjeshtri arkitekt bëri kërkimin e tij për këtë dhe gjeti zgjidhjen. Për shkak se zogjtë ndikoheshin nga drejtimi i erërave, ai e ndërtoi xhaminë në kryqëzimin e erërave të veriut dhe jugut.

Era nuk mungon asnjëherë në vendndodhjen e xhamisë. Duke qenë se dy erëra të ndryshme përplasen në këtë vend, zogjtë nuk mund të zbresin mbi çatinë e kësaj xhamie.

Asnjë zog nuk ka zbritur mbi këtë xhami për 500 vjet. Këtu është gjenialiteti dhe mjeshtëria e të madhit Arkitekt Sinanit.

(Marrë nga faqja “Shqipark”)