Gjenden 1099 fidanë kanabis në Krujë, Lezhë dhe Shkodër…

Policia njofton se janë gjendur dhe asgjësuar me anë të djegies, 1099 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë dhe në tokë, në Krujë, Lezhë dhe Shkodër.

Konkretisht:

Në Krujë, në kuadër të fazës së 7-të të operacionit antikanabis të koduar “Territor i pastër”, gjatë kontrolleve në zona të pyllëzuara të fshatrave Brret dhe Fushë Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 794 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në Lezhë, në kuadër të fazës së 4-të të operacionit antikanabis të koduar “Imazhi”, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Zimaj, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në Shkodër, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Vukpalaj, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës dhe ato të DVP Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 105 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, vijojnë veprimet hetimore me qëllim përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.