Gjashtë të vdekur dhe 275 raste të reja me COVID në Shqipëri…

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri për shkak të COVID-19. Viktimat janë një 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. 

Ndërkohë nga kryerja e 1422 testime kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë, duke i çuar rastet aktive në total në mbi 8 800 raste.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Nga ana tjetër ditën e fundit janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit:

163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)
Testime totale          122,426
Raste pozitive            20,315
Raste të shëruara      11,007
Raste Aktive                8,809
Humbje jete                    499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë        4468
Durrës         837
Fier             650
Korçë         544
Shkodër     522
Lezhë        396
Elbasan    378
Vlorë         352
Berat         256
Kukës        184
Gjirokastër 131
Dibër           91