Fuqizimi i arsimit profesional, Ministrja Ibrahimaj në Shkodër…

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ishte në Shkodër ku zhvilloi një vizitë në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati”. Takimi u zhvillua në mes personave të veëpunësuar të cilët janë mbështetur nga programet e nxitjes së punësimit  dhe përfaqësues të biznesit ku u diskutua për problematikat që has ky sektor në ditët e sotme dhe mundësitë e punësimit në sektorin privat. Gjatë deklaratës për mediat miinistrja Ibrahimaj tha se arsimi dhe formimi profesional mbetet një nga prioritetet kryesore të qeveërisë e cila synon të rrisë cilësinë e arsimit për t’ju përgjigjur kërkesave të tregut të punës.

Një tjetër pikë në të cilën u ndal ministrja ishte edhe çështja e emigracionit ku shumë të rinj po largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian për të punuar në profesione të ndryshme. Por sipas Ibrahimaj alternativa e duhur  nuk është emigracioni por është punësimi dhe investimi në Shqipëri,  ndaj në këtë pikë u diskutua edhe me biznesin për rishikimin e rritjes së pagave dhe ofrimin e tregut të punës përmes programit të nxitjes së punësimit.

Në vitet e fundit institucionet shtetërore janë bërë ndërmjetësuese midis shkollave profesionale dhe biznesit në mënyrë që nxënësit të kenë kontrata pune gjatë kohës së praktikave në këto biznese. Rigjallërimi i arsimit profesional në Shqipëri synon të zbusi problemet e papunësisë veçanërisht tek të rinjtë.