Fotografi amator i natyrës së egër/ Ridvan Sokoli: Fotografia është mënyra ime për të mbrojtur natyrën…

Shpërndaje

Shpeshherë në mëngjes kur liqeni zgjohet ngadalë dhe qetësia thyhet vetëm nga flatrat e shpendëve, Ridvan Sokoli është aty për të fotografuar botën e egër. Pasioni për fotgrafine I ka fillesat që në fëmijëri, ndërsa dashuria për natyrën dhe veçanërisht për shpendët e ka shndërruar prej më shumë se 15 vitesh Liqenin e Shkodrës në studion e tij.

Përmes objektivit, ai ka realizuar me qindra fotografi që zbulojnë një realitet të padukshëm për syrin e zakonshëm. Fotografimi i shpendëve kërkon durim, por për Ridvanin, çdo moment pritjeje shpërblehet kur arrin të fiksojë në një kornizë lirinë e fluturimit.

Pjesëtarë I një grupi fotografësh të botës së egër, Ritvani thotë se pasioni I tyre është edhe ne një mision ndërgjegjësues për mbrojtjen e natyrës .

Së fundmi, Ridvan Sokoli është shpallur fitues i çmimit të parë në një konkurs mbarëkombëtar fotografie, duke sjellë në vëmendje bukuritë e natyrës shqiptare. Përtej vlërsimeve, ai thotë se çdo fotografi është më shumë se një imazh, është një dëshmi e jetës që duhet ruajtur.

Shpërndaje