FOTO/EMRI/ Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën zyrtari Shkodran…

Aksident tragjik në Iballë të Pukës. Ndahet nga jeta Mark Ndou 61-vjeç, Drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Pyjeve në Shkodër.

Mjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga duke berë që Ndou të humbë jetën.

Dy shtetas të tjerë, punonjës të pyjores janë dërguar me helikopter drejt Tiranës.

Mark Ndou mësohet se ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje, por ka humbur jetën në këtë aksident tragjik.

Prej 7 vitesh ishte në krye të Inspektoriatit të Pyjeve ndërsa më përpara ka qënë edhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, nën siglën e Partisë Socialiste të moderuar PSM.

Pukë/Informacion Paraprak

Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç, banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll. Gj. po dergohen drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.