Fjalimi i tij elektrizoi demokratët në takimin e Berishës, reagon sekretari i GRUD: Nuk ka të rinj me veset e të vjetërve që rrezatojnë emocion…

Mekeid Selmani eshte i riu qe nje dite me pare me fjalimin e tij elektrizoi pallatin esportit “Qazim Dervishi” ne takimin e ish-Kryeministrit Berisa ne Shkoder.

Ndersa nje dite me pas ka ardhur nje reagim nga Armando Lekaj sekretar i pergjithshem i GRUD ( Grupimi Rinor Universitar Demokrat).

Reagimi i plote:

Detyra e të rinjve sot është formimi i një fryme të re, një kulture dhe modeli politik logjik.  Në një aktualitet aspak të favorshëm zgjidhja më e mirë është që politika të marrë fytyrën, energjinë dhe fjalën e të rinjve.

Në asnjë moment kopjimi i një figurë të lavdishme të historisë së PD-së nuk do sillte risi,  përfaqësim, logjikë, vitalitet por thjesht një kopjim viziv ku fjala nuk peshon, ku realiteti nuk preket, shpresa nuk ngjallet dhe ligji i xhunglës mbizotëron. Nuk ka qytetari aty ku pretendohet se kush ngre zërin më fort zotëron të vërtetën më të madhe. Nuk ka demokraci aty ku nuk përfaqëson por akuzon hipokrizisht…

Nuk ka të rinj me veset e të vjetërve që rrezatojnë emocion. Të rinjtë e vërtetë punojnë në cepat e vendit që ky vend të lulëzojë. Që të duam gjërat e mëdha duhet të realizojmë të voglat fillimisht, në të kundërt ndryshimi mbetet një ëndërr, një legjendë që prek shpirtrat e të vuajturve. Politika e re duhet të përmbajë të rinj që japin ide, japin jetë nga jeta e tyre, marrin përsipër ndryshime që lënë pas ideologjinë e politikanëve të kornizave të televizioneve.

Fillimisht të jemi vetvetja, pastaj qytetarë që përfaqësojmë pastaj politikanë e kështu do mund të realizojmë ato që duken të parealizueshme. Të rinjtë dhe të rejat duhet të jenë promotori i daljes nga tranzicioni në një hapësirë ku politikën e bëjnë qytetarët dhe politika është pjesë e secilit sipas shembullit të çdonjëri.

Armando Lekaj (Sekretar i pergjithshem i GRUD)