Firmos për këshilltar dhe përfundon trajner, Vata ndihmon skuadrën pas një epidemie

Rudi Vata ka kultivuar mirënjohje kudo dhe pas shumë vitesh karrierë mbi supe, sot ai e sheh veten trajner të një skuadre si Mouscron… pa dashur.

Ai firmosi në dhjetor për t’u bërë këshilltar i klubit, por ndeshja e parë e vitit 2020 e gjen si trajner të ekipit belg kundër Gentit.

Një epidemi gripale ka shtrirë në regjim shtrati trajnerin Bernd Holenbach, ashtu si edhe ndihmësin e këtij të fundit. Kjo ka ndikuar që klubi t’i besojë stolin shkodranit.

“Jam mësuar duke me situata të vështira. Problemeve i kushtoj vetëm 5% të kohës, pasi 95% ia kushtoj gjetjes së zgjidhjeve. Nuk kam synim të jem trajner këtu”, ka deklaruar Vata.