“Figurë e dështuar politike”, Jozefina Topalli zbulon prapaskenat e fushatës 2011: Po e them për herë të parë! Ja skema që përdori Basha për të mundur Ramën

0
125

Një goditje e fortë i ka ardhur Lulzim Bashës ditën e sotme nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila e ka quajtuar një figurë të dështuar politike kreun e Partisë Demokratike.

Duke marrë shkas nga deklarata e bërë pak ditë më parë nga Basha, i cili tha se zgjedhjet lokale në Tiranë i fitoi kundër Ramës vetëm pse përjashtoi Berishën nga fushata, Jozefina Topalli e ka quajtuar një gënjeshtër të madhe.

Ajo deklaroi ditën e sotme, duke theksuar se po e thotë për herë të parë, se Lulzim Basha detyroi demokratët e rretheve të ndërronin gjendjen civile dhe të vinin në Tiranë për të votuar Bashën.

Pjesë nga biseda:

Jozefina Topalli: Berisha ishte kryeministër, në kulmin e tij, ishte kryatri i Partisë. Po bënte gjithçka për të larguar Edi Ramën nga Bashkia. Unë mbaj mend në atë kohë që kolegë të mi, më thonin se vetëm OKB-në nuk ka prurë Sali Berisha për të bërë Lulzim Bashën Kryetar Bashkie. Aty erdhën të gjithë ministrat, gati u braktisën të gjithë bashkitë e tjera, për të ardhur në Tiranë, Arben Ristani ka folur vetë. Unë do të them diçka për herë të parë, sepse duhet mësuar nga gabimet. Kujtoj se si iu kërkua demokratëve që ishin në administratë, të ndërronin gjendjen civile, për të ardhur në Tiranë që të shtonin votat e Lulzim Bashës.

Juli Xhokaxhi: A ndodhi kjo gjë???

Jozefina Topalli: Sigurisht që ndodhi…

Juli Xhokaxhi: Kërkesë e Sali Berishës apo Lulzim Bashës?

Jozefina Topalli: “Ishte kërkesë e Lulzim Bashës, krijoi shtabin e vetë. Sali Berisha punonte në plane të tjera. Basha për turpin e tij kërkoi aty ku kishte shtabin e tij të ndërronin gjendjen civile, pa folur pastaj për njohjet nga Kosova që kishin edhe shtetësi shqiptare, dhe erdhën e votuan për të. Kur erdhi rezultati dhe Edi Rama doli e 10 vota më shumë, struktura na bëri të ditur se shumë demokratë kishin votuar gabim. Në parimet kryesore të Komisionit të Venecias është vullneti dhe jo vendi. Kam qenë në zyrën e Berishës, mbaj mend se si Luli erdhi dhe na tregoi se si një mik tij gazetar nga Kosova e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë se kishte arritur fitoren morale, që të mos bëhesh pis, është më mirë që ta lësh, praktikisht po na thoshte që ne s’duhet të bënim kërkesë për rinumërim votash. Kujtoj që jam shtangur nga ajo që kërkonte, dhe i kam thënë që nuk ishte ai që vendoste për votat demokratëve. Të nesërmen po më thoshte gjërat që në fakt ja kisha thënë unë, dhe filloi rinumërimi.

Nuk mund të mos përmend faktin që ishim në koalicion me Ilir Metën dhe ka sjellë dhjetëra mijëra vota, e gjitha kjo është për të treguar faktin se gënjeshtra e tij ka limit vetëm qiellin. Kjo është një arsye që unë në media pas 2013, jam përpjekur të bëj diferencën. Korrupsioni gënjeshtra papërgjegjshmëria, në çdo ministri ku ka qenë krijonte një minë me sahat dhe duhet të largohej menjëherë. Berisha u detyrua ta ndryshonte në 3 ministri, krijonte gjithmonë një problem thelbësor, është qenia më e dështuar politike. Nëse dikush do të shkruaj nesër për figurat e politikanëve në Shqipëri, besoj që Basha do jetë figura më qesharake dhe i larguar me turp nga Partia Demokratike.”/Faxweb/

PËRGJIGJU