E FUNDIT/ Voltana Ademi tregon në cilin kuvend do marri pjesë, atë të Berishës apo Bashës…

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka deklaruar se do të jetë e pranishme në Kuvendin e 11 dhjetorit.

E ftuar në një intervistë në ABC News me Jonida Shehun në “Radar Informativ”, Ademi theksoi se PD ka probleme me demokracinë e brendshme dhe se duhet të ndërtohet një diskutim, ku të gjithë të mund të flasin.

“Unë e kam thënë edhe në studio që mbledhja është e vlefshme dhe e domosdoshme. Ne po vijmë mbi heshtjen e dakordësuar. Duke qenë kryetare e bashkisë datoj në PD që në vitin 1996. Nuk më kanë shteruar forcat për një demokraci të brendshme.

Unë e di çfarë do të bëhet me 11 dhe në 18 do të presim. Unë do të jem në datën 11, 18 nuk e kam qartësuar. Mendoj se kemi probleme me demokracinë e brendshme. Kemi probleme me përfaqësimin dhe të ndërtojmë një diskutim ku të gjithë ne duhet të flasim. Nuk di nëse do ta arrij 11 apo 18”, tha Ademi.

E pyetur nëse Ademi do t’i bashkohet demokratëve që duan shkarkimin e Bashës, kryebashkiakja tha se ajo gjë do të diskutohet në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Do t’ja lëmë diskutimit në datën 11”, tha Ademi.