E FUNDIT/ Ish-kryeministri Berisha publikon orarin e votimeve për shkarkimin e Lulzim Bashës

Ish kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar orarin se kur do të mbahen votimet për referendumin që do të zhvillohet për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kreut të partisë Demokratike. Me anë të një postimi në mediat sociale lideri historik i demokratëve ka njoftuar referendumi, që do ratifikojë shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së, do mbahet të shtunën e 18 dhjetorit nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

Berisha njoftoi se shumë shpejt do të bëhen të ditura edhe qendrat e votimit për referendumin