E FUNDIT/ Isa Mustafa infektohet me Covid-19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se ka dal pozitiv me Covid-19.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.

Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, ka shkruar ai.