Drejtori i Shëndetit Publik informon prefektin e Shkodrës…

Prefekti i Qarkut Shkoder priti sot ne nje takim pune drejtorin e Operatorit Rajonal i Sherbimit Kujdesit Shendetesor z. Astrit Beci. Z. Beci informoj Prefektin e Qarkut se situata në qarkun Shkoder paraqitet e qete dhe shfrytësoj rastin ti drejtohet të gjithë banoreve të qarkut Shkoder dhe me gjëre, që të ruajnë qetësinë pasi nuk ka vend për panik.

Gjithashtu në takim u fol për masat e marra nga Ministria e Shendetësisë, së pari duke urdhëruar mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anullimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura; së dyti mbylljen e institucioneve arsimore publike dhe jopublike si dhe çerdhet për një periudhe 2 javore.

Së fundi u theksua edhe një herë rendesia që duhet it kushtojmë higjenës personale, larjen e shpeshtë të duarve, përdorimin e shamisë kur teshtisim, mos të alarmohemi nga shenjat gripale dhe të mos lëvizim drejt e për në spital apo në qendrën shëndetësore, por të telefonojmë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127 dhe të ndiqen këshillat e mjekëve.

Fotografia e Prefekti i Qarkut Shkodër