Dorëhiqet drejtori i Aviacionit Civil Krislen Keri, ja kush e zëvendëson

Dorëhiqet nga detyra drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri.

Në vend të tij është emëruar  Edlira Liçi, e cila deri më tani ishte specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Burimet bëjnë me dije se Keri ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.