Dokumenti – Kryesia e FRPD: Referendum për vendimin e Bashës për Berishën…

Forumi Rinor Demokratik kërkon thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Vendim ky i kreut demokrat Lulzim Basha, një ditë para nisjes së legjislaturës së re parlamentare, që erdhi pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e shpalli ish- liderin e demokratëve non grata.

Kryesia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike i ka depozituar sot kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar, pasi e konsideron këtë vendim një shkelje të plotë të statutit dhe vlerave të PD-së.

Në kërkesën prej 30 firmash theksohet rreziku për përçarjen e thellë dhe të parikuperushme të partisë dhe kërkohet thirrja e një referendumi në anëtarësinë e partisë, si e vetmja rrugë për të ruajtur unitetin e saj.

“Anëtarësia duhet të vendosë. Partia Demokratike duhet të ngrihet në vlerat që asaj i takojnë”.