Djathtistët serbë në Beograd fyejnë shqiptarët, ja si e komenton Kurti nga Shkodra…

Djathtistët serbë protestuan mbrëmjen e sotme  para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, në përkrahje të serbëve në Kosovë.

Ata akuzuan Ambasadën amerikane se po raporton në interes të partisë në pushtet Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiç, ndërsa nuk mungoi edhe parrulla “Kosova është zemra e Serbisë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar nga Shkodra këtë zhvillim tha se grupe të tilla inkurajohen nga Beogradi.

Kurti: Ka në Kosovë ekstremistë që nuk duan ta pranojnë realitetin  dhe që shkojnë kundër vlerave demokratike dhe europiane mirëpo ata janë një pakicë e papërfillshme e ndonëse nganjëherë e dhunshme dhe e zhurmshme. Beaoj që në përgjithësi janë të inkurajuar nga Beogradi, energjia e tyre nuk vjen nga poshtë por nga lart.

Deklaratat Kurti i bëri pas ndeshjes gjysmëfinale mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Sigal Prishtinës për superkupën mbarëkombëtare në basketboll.

Kurti: U kënaqëm të gjithë, rezultati ishte më pak i rëndësishëm se bukuria e lojës. Por besoj se lojtarët e Prishtinës ishin një çikë më të qëndrueshëm dhe preçiz dhe në fund ngadhënjyen, mbetet të shihet dhe finalja me Yllin nesër.

Finalja mes Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli do të luhet të dielën  në Pallatin e Sporteve “Qazim Dërvishi” në Shkodër, ora 19:00.