Dalin fotot e dy vëllezërve në kërkim për vrasjen e Ridvan Ramazanit në Shkodër…

“Ora News”, zbardh eksluzivisht fotot e dy vëllezërve që janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për ekzekutimin me 30 plumba kallashnikovi të Ridvan Ramazanit (Hyseni).

Këto që shihni në foto janë Duel dhe Hydajet Mehmedaj, që për momentin ndodhen ndodhen në listën e personave më të kërkuar.

Për gati 72 orë dy vëllezërit vijojnë të jenë në kërkim, ndërkohë gjatë kësaj periudhe janë krijuar dyshime se mos Hydajet dhe Duel Muhamedaj kanë mundur të largohen nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.

Këto dyshime vijnë pas një kohe kur policia kriminale ka kryer kontrollin e dhjejtëra banesave, por të gjitha kanë qënë pa rezultat.

Momentalisht ndaj dy vëllezërve është marrë nga gjykata e Shkodrës masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, ndërkohë policia nuk ka rreshtur kontrollet dhe nogociatat me anëtarët e fisit Muhamedaj, për dorëzimin e dy vëllezërve.

Duel dhe Hydajet Muhamedaj rezultojnë të jenë nipat e Gëzim Muhamedaj, personit që në vitin 1993 ekzekutoi me armë zjari efektivin e forcave RENEA, Arben Ujka.

Ridvan Ramazani (Hyseni) u gjet i pajetë rreth orës 11:20 ditën e diele (28 nëntor), në fshatin Mushan të Shkodrës në afërsi të një pike karburanti, brenda makinës së tij.