Covid i merr jeten policit bashkiak Shkoder…FOTO/EMRI

Humb jeten nga covid 19 efektivi i policise Bashkiake Shkoder. Lajmin e ka bere te ditur kryebashkiakja Voltana Ademi me ane te nje postimi me rrjetin social facebok.

Postimi i kryebashkiakes Ademi:

Të vështira janë fjalët në të tilla momente..nuk ishte kohë lamtumire për njeriun e përkushtuar, familjarin e mirë dhe punonjësin model Rauf Guri.

Fitove çdo betejë në radhet Policisë Bashkiake, por nuk ia dole me gjithë përpjekjet në luftën me Covid19.

Në këtë moment të vështirë i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve!