Covid-19/ Rama: Nuk bëjmë dot mbyllu-hapu-mbyllu! Secili të mbajë përgjegjësinë e tij

Kryeministri Edi Rama foli edhe testimet për covid në komunikimin më gazetarët, ku tha se ka shumë rëndësi sjellja individuale e secilit.

“Një mbyllje tjetër është diçka më përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapje me polici e ushtri për çdo qytetar i pamundur.

Rritja e numrit ndodh kur vendet hapen, ne po bëjmë çmos por nuk mendoj që ne duhet ti kthehemi mbylljes dhe që të gjithë duhet ta dinë që virusi nuk ka ikur. Dhe ne nuk bëjmë dot mbyllu hapu mbyllu!

Nëse duam të ruajmë këtë trend e te minimizojmë pasoja ath çdo kush do mbajë përgjegjësin e vetë të tjerat janë llafe. Ne numrin e testeve e kemi rritur”, tha Rama.