Botërori 2022, Shqipëria njeh kundërshtarët…

Në grupin I të kualifikueseve të Botërorit, Shqipëria do të përballet me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën, me të cilën jemi përballur edhe më herët si dhe San Marino që konsiderohet si kombëtarja më e dobët e kontinentit.

Grup i jo fort i favorshëm për Shqipërinë por që me pak kujdes dhe vëmendje kuqezinjtë mund të bëjnë paraqitjen e tyre madje edhe me pretendime.

Grupet e Botërorit

Anglia është favorit i grupit për shkak të lojtarëve mjaft të mirë në përbërje por kombëtarja e 3 luanëve ka treguar luhatje herë pas herë. Polonia mund të konsiderohet kundërshtari tjetër i fortë i grupit pasi në përbërje ka Robert Lewandoskin, një prej golashënuesve më të mirë të kontinentit. Në dy miqësore të luajtura në 2005 dhe 2008 polakët kanë fituar 1-0.

Hungaria është një kundërshtar i nivelit tonë dhe skuadra kryesore për tu mundur. Pasi në dy përballje në vitet e fundit kanë fituar minimalisht.

Sa i takon Andorras dhe San Marinos kuqezinjtë duhet të përqendrohen për të marrë pikë të plota. Me Andorrën kemi barazuar në Shqipëri 2-2 për kualifikueset e evropianit ndërsa në ndeshjen e kthimit fituan 3-0.

Kosova që u shortua në Grupin B ku do të përballet me Spanjën, Suedinë, Gjeorgjinë dhe sërish Greqinë.