“Beteja” për 6 marsin/ Kandidatët e Bashës zbulojnë sloganet…

Xhemal Bushati e ka ndërtuar jetën dhe karrierën tij në qytetin e Shkodrës, pinjoll i një prej familjeve me emër dhe kontribute historike, asaj të Bushatllinjve. Është bashkëshort dhe baba i tre femijëve, një djali dhe dy vajzave, gjysh i një mbese të mrekullueshme.

Z.Bushati ka përfunduar studimet e larta për Ekonomik në Universitetin e Tiranës, dhe që nga viti 1996 ka nisur karrierën e tij si sipërmarrës i suksesshëm në Shkodër. Paralelisht, që në fillimet e demokracisë, z.Bushati është anëtar i Partisë Demokratike, përfaqësues komuniteti, me kontribut të vazhdueshëm dhe gjithmonë pranë bashkëqytetarëve të tij. Prej 2007 deri në vitin 2019 ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, dhe për katër vite, 2015-2019 ka qënë Kryetar i Këshillit Bashkiak Shkodër. Vite gjatë së cilave ka drejtuar Këshillin e qytetit me integritet, përkushtim dhe me fokus shërbimin ndaj komunitetit të Shkodrës. Xhemal Bushati, është figura që për shkodranët simbolizon qytetarinë, unitetin, familjarin e devotshëm, sipërmarrësin e suksesshëm dhe demokratin e palëkundur në bindjen e tij.

Ymer Marku është diplomuar tek Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër. Lidhjen e drejtpërdrejtë në shërbim të komunitetit e Vorës i ka filluar në vitin 2003 si kryetar i Komunës Bërxullë, ku nën drejtimin e tij u ndërtua Ujësjellësi dhe Kanalizimet për të gjithë zonën dhe u shtruan 95% e rrugëve. Ymeri ka shërbyer edhe 4 vjet si NënKryetar i Bashkisë. Ymeri do jetë gjithmonë në shërbimin të banorëve të Vorës, me lidhje të drejtpërdrejtë dhe vetëm në shërbim të halleve dhe problemeve të tyre.

Luan Hoti ka lindur dhe është rritur në Durrës dhe është baba i dy femijëve, një vajze dhe nje djali.

I diplomuar në Universitetin e Tiranës për juridik, ai ka mbajtur prej 5 vitesh përgjegjësitë e ndihmësgjyqtarit dhe prej 10 vitesh ka drejtuar Zyrën Përmbarimore në Durrës. Më pas, Luani ka vazhduar si sipërmarrës në drejtimin e zyrës “Hoti Bailiff Service”.

Luani ka punuar fort për Durrësin duke ndjekur nga afër shqetësimet e komunitetit dhe demokratëve durrsakë. Ai është një shembull konkret i ngjitjes së një demokrati në krye të përfaqësimit të demokratëve të Durrësit duke qenë se ka kontribuar prej vitesh si kryetar i Grupseksionit Nr.1, sekretar i Degës së PD-së në Durrës dhe së fundmi edhe kryetar i saj.

Ferdinand Saraci Lindur dhe rritur Gosë të Rrogozhinës. Pasi ka provuar emigrimin si shumë e shumë banorë të tjerë të Rrogozhinës, prej vitit 2000, Fredi merret me bisnesin e tregtisë së makinerive bujqësore dhe pjesëve të këmbimit. Përfshirjen dhe pjesëmarrjen në politikë për PD Fredi e ka prej shumë vitesh, ndërkohë që prej 2016, ai është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike dega Rrogozhinë me votën e anëtarësisë.

Fredi ka qenë gjithmonë në ndihmë të komunitetit dhe në krah të njerëzve në nevojë, por sidomos gjatë festave fetare dhe gjatë kohës së pandemisë. Ai është krenar për lidhjet e forta që ka me gjithë komunitetin e Rrogozhinës.

Indrit Sefa lindur dhe rritur në Lushnje, Indriti është i martuar dhe jeton me gruan dhe vajzën në Lushnje. Ai është me profesion avokat dhe vjen nga një familje patriotike lushnjare, e cila ka dhënë kontributin e saj në momentet më të rëndësishme të formimit të shtetit shqiptar.

Nebi Sefa ka qenë një prej nënshkruesve të panvaresise së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912, ndërsa në Kongresin e Lushnjes familja Sefa është përfaqësuar nga dy delegatë, Nebi Sefa dhe Jonuz Sefa.

Luan Haka është lindur dhe rritur në Dibër, dhe e banon në Peshkopi me gruan dhe djemtë e tij. Ai është i diplomuar ekonomist dhe ka përvojë të gjatë në shërbim të banorëve të Dibrës si drejtor i Auditit në Prefekturën e Dibrës, si Drejtor i Drejtorisë rajonale të rrugëve dhe si drejtor i ISKSH. Në këto funskione, Luani ka qenë vazhdimisht në kontakt me banorët e krejt zonës duke ju ofruar atyre ndihmë maksimale.

Angazhimi politik në PD Luani e ka nisur që me themelimin e saj si anëtar i thjeshtë e deri në postin e sekretarit të degës. Propozimin nga drejtuesit e degës Dibër për të kandiduar si kryetar bashkie, Luani e konsideron një nder dhe vlerësim për të qenë sërish në shërbim të qytetarëve dibranë. Lidhja e tij me Dibrën është e fortë dhe e pandashme.