Berisha zbulon hapin e radhës: Të hënën shkoj në parlament dhe…

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se tani e tutje nuk do të mungojë më në parlament. Në intervistën që dha në ABC, Berisha tha se ai ka një marrëdhënie të veçantë me parlamentin.

“Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak si të më veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin.

Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion peniticiar. Ne i kemi të gjithë vendet në parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona” – tha Berisha.