Basha: Në Kuvend do të themi të vërteta të hidhura, si do të jetë PD sot do të jetë Shqipëria nesër

Nga Pallati i Kongreseve ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha  shpreh se Të gjithë do të flasim me votë në Kuvend për të marrë vendimet që presin demokratët dhe kombi shqiptar.

Ai theksoi se në këtë kuvend do të thuhen të vërteta edhe të hidhura dhe që nuk janë shqiptar më parë në Partinë Demokratike.

Basha: Shpreh kënaqësisë nga zemra teksa ju shoh bashkë. Të gjithë do të flasim me votë në Kuvend për të marrë vendimet që presin demokratët dhe kombi shqiptar. Nuk jemi mbledhur në këtë kuvend për t’i rrahur kryetarit shpatullat, por për të thënë të vërteta që nuk e kemi shqiptuar më parë. E di se disa mund të mërziten prej tyre, por sot jemi këtu për të vërtetën sepse është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë dhe vendit.

Dua tu them të gjithë demokratëve e shqiptarëve se thelbi i asaj që do të zgjedhim sot do të jetë përcaktues për të ardhmen e Shqipërisë nesër. Ne jemi PD, 31 vite me suksese dhe dështimet tona. Si do të jetë PD sot do të jetë Shqipëria nesër.