Basha i shpall zyrtarisht luftë Berishës: Do më njohësh!…

Tashmë përplasja Basha-Berisha çshtë e hapur. Nga dita në ditë po bëhet më e ashpër.

A jam ishqetësuar për PD?

Jam shumë i shqetësuar për PD. Koha do ta provojë pse veprimet e mija kanë qenë për interesin më të mirë të demokratëve. Një nga të metat e mija qenka se jam shumë i arsyeshëm. Foltorja i është mbivendosur aktit për dhënien fund të mosndëshkueshmërisë së korrupsionit. Hapi luftë brenda llojit Sali berisha. Nuk mund mos ta them që ka patur arsye vetjake. Kam pasur marrëdhënie të ngushte me Berishën. Jam stepur nga sulmet e pacipa, gënejshtrat që ka hedhur drejt meje. Siç më ka thënë një demokrat i vjetër që ta njohësh Berishën duhet ta kesh përballë. Unë deri tani kam pasur një fasho në sy, të cilën s’do ta kem më. Koha e tyre ka mbaruar, kjo kohë nuk do të vijë më.

A mjafton pezullimi?

Me atë që ka bërë këto dy muaj, ka treguar qartë se atë që ka nisur për demokraci të brendshme, e ka sebep. Nuk e ka për demokracinë e brendshme të PD, por me SHBA-të. Sepse vebndimi ka ardhur nga SHBA-të. E ka shpallur non-grata. PD nuk mund të shërbejë si mburojë për një peerson non-grata. Askush nuk mund ta kthejë bunkier anti-amerikan për interesat e veta. Është detyrimi i ccdo demokrati të mos e lejojë këtë gjë. Do të merret ccdo vendim i nevojshëm që PD të mos kthehet bunkier për interesa personale i Berishës.