Angoni: Me vajza të palodhura dhe kontribuese në shoqatën e Para-Tetraplegjikëve Shkodër…

Me vajza të palodhura dhe kontribuese në shoqatën e Para-Tetraplegjikëve Shkodër të cilat përditshmërinë e tyre i’a kanë dedikuar kësaj kauze sociale, duke u angazhuar në misionin fisnik për ti krijuar mundësinë e gjithëpërfshirjes këtij komuniteti.

Sot jam me to dhe mbështes fort kauzën e tyre për t’i garantuar të drejtën e votës si një ndër të drejtat themelore që i jep mundësinë individëve për të marrë pjesë në politike dhe në jetën publike.
E drejta e votës, nuk është vetëm një mjet që mundëson zgjedhjen e një kandidati por është edhe një instrument i lidhur me dinjitetin njerëzor, – “vota ime” numërohet pikërisht si “votat tuaja” (të të tjerëve) pra “unë jam” i barabartë.

Pavarësisht kuadrit ligjor në fuqi që parashikon të drejtën e votës për personat me aftësi ndryshe fatkeqësisht ajo vijon të jetë njëkohësisht një nga të drejtat më shpesh të mohuara për shkak të mangësisë në informacion dhe aksesueshmërisë për shkak të ambjente të papërshtatshme, pa sinjalistikën e duhur dhe me bazë materiale të munguar.

Të gjithë jemi të barabartë, të gjithë duhet të trajtohemi më dinjitet, cdo votë vlen njëlloj!

VotajoteVlen #MeMajlindenperShkodren