Alarmi i Voltana Ademit: Mjekët në Shkodër të kërcënuar, nuk kanë mjete mbrojtëse

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka ngritur alarmin se mjekët në Shkodër janë të kërcënuar. Në një lidhje me skype për emisionin “360 gradë”, Ademi tha se personeli mjekësor nuk ka mjete mbrojtëse.

Voltana Ademi: Mjekët dhe infermierët punojnë në kushtet e rrezikut dhe ky është problem përsa kohë ne kemi mjekë të karantinuar dhe në rrezik. Ky është alarm tani.  Problemi është madhor në Lezhë, Shkodër dhe në Pukë. Është mbyllur raporti i ortopedisë në Lezhë. 7 mjekë janë karantinuar sot në Pukë. Është bërë analiza e mjekë të reanimacionit, sepse i sëmuri ishte në reanimacion në Shkodër për çështje tjetër dhe u evidentua nga skaneri që kishit koronavirus. 4 reanimatorët që kemi ne në Shkodër janë më të mirët në Shqipëri.