Ademi refuzon komisionin e sporteve. Vjerdha: Ballafaqimi në këshillin bashkiak për cdo para e veprim të KF Vllaznia

Voltana Ademi refuzon të paraqitet në mbledhjen e komisionit të sporteve të këshillit bashkiak. Ajo ishte thirrur të relatonte për problematikat e sportit dhe t’u përgjigjej pyetjeve të këshilltareve sëbashku me drejtorin e klubit shumësportesh Mark Kroqi. Por kryebashkiakja në detyrë vendosi ta refuzojë pjesmarrjen dhe i vetmi që u paraqit në sallë ishte drejtori Kroqi.

Përballë situatës së krijuar dhe në mungesë të kryetares së bashkisë në cilësinë edhe të presidentes së klubit Vllaznia, u vendos që pyetjet dhe të gjitha pikëpyetjet e ngritura për sportin të jenë pjesë e diskutimeve në mbledhjen e këtij muaji të këshillit bashkiak.

Në disa mbledhje radhazi të këshillit bashkiak, këshilltari Vjerdha por edhe të zgjedhur të tjerë kanë ngritur shqetësimin për mënyrën e menaxhimit të fondeve që shkojnë për klubin Vllaznia dhe shumësportëshin. E cilësuar ndryshe si gropa e zezë e buxhetit të bashkisë, Vllaznia ka marrë një pjesë të madhe të fondit vitet e fundit, duke kapërcyer 1 miliardë lekë./RealitetiPost/

Mark Kroqi, drejtor i klubit shumësportesh Vllaznia