Pas çështjes së rrogave, një debat i ri ka lindur Brenda klubit Vllaznia. Drejtuesi i Akademisë, i është përgjigjur ashpër deklaratave të administratorit Suad Lici për organigramë të fryrë. Qashif Hoxha deklaron se askush nuk mund të mbulojë keqadministrimin disa vjeçar të klubit Vllaznia duke hedhur fajin tek Akademia.
Nga mbledhja e Asamblesë së klubit, e quajti të fryrë organigramën e Akademisë Vllaznia.
Por deklaratat e administratorit të klubit shkodran, Suad Lici, nuk janë pritur aspak mirë nga vetë drejtuesit e Akademisë.
Qashif Hoxha deklaron se askush nuk mund të mbulojë keqadministrimin disa vjeçar të klubit Vllaznia, duke hedhur fajin tek Akademia.
Qashif Hoxha: Nuk e kuptyoj, problemi i sha.Vllaznia është tjetërkund, e dinë të gjithë.
Investimet tek Akademia kanë qenë minimale dhe bazën materiale ju a mbulon FSHF dhe prindërit, ndërsa vetëm në dy raste ka qenë klubi shkodran që ka paguar uniformën.
Qashif Hoxha: Asnjë investim tjetër, e them me përgjegjësi të plotë.
Por situata bëhet më e rëndë kur flitet për pagat e trajnerëve.
Qashif Hoxha: Rroga e fundit e tyre është e dhjetorit, e tyre dhe e jona.
Në fund Hoxha sqaron se nuk kanë pasur në gjithë këto vite asnjë ftesë për të qënë pjesë e mbledhjes së Asamblesë Vllaznia, edhe pse kanë për të folur nga sukseset tek dështimet.
Qashif Hoxha: Arroganca dhe mënyra sesi ata marrin nëpër gojë emrat tonë ose pozicionet qe kemi ne aty është e pafalshme.
Ekipet U-17 dhe U-19 të Akademisë Vllaznia vitet e fundit kanë shënuar një seri suksesesh brenda e jashtë Shqipërie në kompeticionet futbollistike.