Ashtu siç ishte deklaruar, Vllaznia i eshte rikthyer stervitjes duke lene pas problematikat e diteve te fundit.
Ne oren 09.00 te gjithe kuqeblute kane zbritur ne fushen sportive te Golemit per te zhvilluar seancen e rradhes.
Nen drejtimin e zevendestrajnereve Osja e Lekiqi, futbollistet kane zhvilluar stervitjen e zakonshme nderkohe qe ata do te zbresin ne fushe edhe pasdite per te zhvilluar seancen e dyte.
Kapiteni Lika dhe zevendestrajneri Osja ne prononcimin e tyre per mediat jane shprehur se problematikat e ngritura ditet e fundit kane gjetur zgjidhje nga premtimet e kryebashkiakes Ademi dhe tashme çdo gje eshte kthyer ne normalitet.