Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që kampionati në Shqipëri të rinisë me 3 qershor.
FSHF ditën e sotme pati një takim, në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ku u mblodhën presidentët e Superligës të cilët pas diskutimeve kanë vendosur që data 3 qershor të rikthej futbollin në vend. Tashmë pritet vetë miratimi i datës nga ana e qeverisë.
Ndërkohë në mbledhjen e FSHF është diskutuar edhe rreth protokollit të masave të nevojshme të vendosura në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, për frenimin e hapjes së Covid-19.