Shoferi i një kamioni është plagosur rëndë mesditën e sotme në Mat, pasi dyshohet se i ka plasur airbagu i kamionit që drejtonte.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur “Baza e Asfaltit”, Mat, ku shtetasi A.I., duke ndërruar jastëkun e ajrit të kamionit që drejtonte, dyshohet se ai ka plasur dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.
Si pasojë e plagëve të marra shoferi është nisur për ndihmë mjekësore më të specializuar me helikopter drejt Tiranës.