Ka shkuar në tre numri i viktimave në Berat. Gentian Hoxha, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha ishin duke pastruar një pus në fshatin Dushnik të Beratit dhe dyshohet se kanë hasur në një xhep gazi.
Fillimisht u nxorrën pa jetë dy prej tyre, ndërsa sëfundmi mësohet se ka ndërruar jetë në spital edhe i treti.
Abcnews.al mëson se në pus ishin duke punuar xhaxhai dhe dy nipërit e tij.