“Tani e njoha nusen”, qytetari kërkesë të veçantë Ramës: Mos hap asnjë lokal që të më anulohet dasma

Shpërndaje

Në komunikimin e përditshëm me qytetarët kryeministri Edi Rama ndeshet më një sër pyetjesh mbi hapjen e bizneseve dhe se kur do të rifillojë jeta normale, e cila është ndërprerë për shkak të pandemisë Covid-19.

Në ankesat dhe kërkesat e shumta, ka rënë në sy edhe mesazhi i nje ndjekësi i cili i kërkon që të mos hapë asnjë lokal ku zhvillohen eventet e dasmave, pasi do të anulojë dasmën e tij.

Qytetari shkruan: Zoti Rama mos hap asgjë që të më anulohet mua dasma, se s’dua të martohem tani që e njoha nusen.

Shpërndaje