EMRAT/ Tentuan të tráfikojnë mbi 1 mln paund kokáinë nga Amerika Latine në Angli, árrestohen dy shqiptarët

Shpërndaje

Dy persona me origjinë shqiptare akuzohen nga autoritetet britanike, se me anë të kontinjerëve janë përpjekur të importojnë në vend një sasi kokáine, që nese shitej në treg, do të kapte vlerën e mbi 1 milionë paund.

Shtetasit shqiptarë e prángosur jane Mariglen Bajraktari 20 vjec dhe Romario Vukzaj 23 vjec, pasi punonjësit e portit në Tilbury vunë re një sasi kokáine të dyshimtë dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

foto galeri

Oficerët e Forcave Kufitare gjetën 16 kilogramë kokáinë në një kontenjer frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Belize (Amerika Latine) të premten e kaluar, raporton Agjencia për Krimet në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Angli, CNA kanë thënë se drogá nëse shitej në treg, mund të vlente mbi 1 milionë paund. Ata thanë se janë të kënaqur me zbulimin ne këtë rast, ndërsa autoritetet deklaruan se nxisin goditjen e veprimtarive kriminále në vend.

Bajraktari dhe Bukzaj pa ndonjë banesë fikse, u paraqitën sot në Gjykatën e Chelmsford, ndërsa janë mbajtur në paraburgim. Ata pritet që të dalin në gjyq në Gjykatën e Kurorës në Basildon më datë 3 qershor. Dy shqiptarët akuzohen për prodhim e shitje të lëndëve nárkotike të klasit A.

Shpërndaje