Lajmin e ka publikuar vetë Federata Spanjolle e Futbollit në faqen e saj zyrtare në internet.
RFEF ka vendosur që të mbyllë disa kampionate, përfshirë dhe atë të të femrave, ku të treja kategoritë janë ndërprerë dhe Barcelona është shpallur kampion për edicionin 2019-2020.
Barcelona kishte 9 pikë më shumë sesa Atletiko dhe të dyja edicionin e ardhshëm do të marrin pjesë në Champions League të futbollit femëror.