Bie nga lartësia e banesës, 21 vjeçari ndërron jetë në spital…

Shpërndaje

Një 21-vjeçar humbi jetën në spital pas rënies nga lartësia. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru.

Shtetasi E. K., 21 vjeç, ka rënë nga lartësia e banesës së tij në rrethana ende të paqarta.

Ai është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.

Shpërndaje