Një bombol gazi ka shpërthyer pak minuta më parë në fshatin Ura e Shtrenjtë, njësia administrative Postribë.
Burime për RealitetiPost bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi S. Fikaj 52 vjeç.
Pas ndihmës së parë ai është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar./Realitetiapost/