Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka dërguar në prokurori 115 zyrtarë për shkak të dyshimet pë pastrimin e parave.
Kjo shifër jepet në raportin vjetor të ILDKP-së i depozituar në Parlament.
”Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2019, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe Policisë së Shtetit, 430 subjekte, në të cilët janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetarë Bashkie, Drejtorë Drejtorie etj. Për periudhën raportuese janë paraqitur në total 115 raste kallëzime penale dhe referime të tjera”, thuhet në raportin e ILDKP-së.
Ky institucion jep një shifër të përgjithshëm, por nuk përcakton se është numri i deputetëve të denoncuar.
Ndërsa janë vendosur 54 masa administrative “gjobë” dhe depozituar 115 referime penale dhe referime të tjera pranë institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe strukturave të Policisë së Shtetit.
Nga këto, janë ankimuar pranë organeve gjyqësore vetëm 15 vendime, prej të cilave, deri në momentin e raportimit, gjykata ka vendosur në mbështetje të vendimeve të marra nga ILDKPKI, për 14 vendime, duke shfuqizuar vetëm një numër të pakonsiderueshëm vendimesh me sanksion “gjobë”.
Inspektorati i Lartë, gjatë vitit raportues, ka administruar 3.868 deklarata të interesave privatë.