Ditën e sotme, datë 30 Prill 2020, sipas njoftimit për takim pune dhe në zbatim të detyrave të caktuara nga Ministri i Brendshëm u zhvillua takimi i Task Forcës Vendore Antikánábis, takim i cili u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Zj. Felek Kasemi, lidhur me zbatimin e planit të masave për parandalimin, goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut Shkoder.
Në takim morën pjesë drejtues të institucioneve vendore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore- pjesë e Task Forcës.
Në përfundim të takimit, nisur nga objektivi për nxjerrjen e qarkut Shkodër, nga harta e kultivimit të bimeve nárkotike për anëtaret e taskë-forcës u caktuan detyrat :
1. Nga të gjitha institucionet dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore të rritet niveli i masave sensibilizuese;
2. Nga ana e bashkive të hartohen e miratohen politika të diferencuara për zhvillimin ekonomik te fshatrave, njësive dhe zonave me risk të kultivimin e bimëve nárkotike;
3. Nga institucionet vendore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të hartohen plane masash të diferencuara për mbikqyrjen dhe kontrollin e territorit;
4. Të krijohen grupe të përbashkëta të njësive të vetëqeverisjes vendore me institucionet vendore për kontrollin e territorit, sipas fshatrave, njësive dhe zonave;
5. Për rastet e konstatimit dhe evidentimit të kultivimit të bimëve nárkotike, për punonjësit që kanë detyrim të mbikqyrin dhe kontrollojnë territorin e tyre, përveç referimit të rastit në Prokurori, nga ana e institucioneve dhe njësive të vetëqeverisjes vendore të merren masa disiplinore administrative ndaj tyre.