Konflikete e pronësisë mes 50-vjeçarit të plágosur dhe autorit kanë qenë motivet e ngjárjes. Një gurore në pronësi të autorit është bërë mollë sherri me të plágosuri. Burime bëjnë me dije se autori i ngjárjes i cili ka rënë në prángat e policisë është shtetasi me inicialet B.I banues në Shkodër.
Burimet bëjnë me dije se shkak i plágosjes ka qenë një konflikt pronësie mes autorit dhe të plágosurit. E gjithë ngjárja ka ndodhur në fshatin Zues pranë një gurore, e cila është bërë edhe mollë sherri, rreth 200 metra larg Urës së Bunës, ku dy shtetasit pasi kanë debatuar me njeri-tjetrin, në momentin kur i plágosurit po largohej, autori ka qëlluar tre herë në drejtim të tij duke i shkaktuar plágë të rënda në pjesën e shpatullës.
Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjárjes blutë e Shkodrës kanë bërë rrethimin e zonës, ku pas kontrolleve áutori është gjetur pranë bregut të lumit Buna.