Shembet gjimnazi “Sami Frashëri”, në dy vite u inagurua 2 herë nga bashkia e Tiranës

Shpërndaje

Pas rikonstruksioneve të vazhdueshëm, bashkia e Tiranës vendos të rindërtojë gjimnazin. Këtë të premte Bashkia e Tiranës shembi gjimnazin “Sami Frashëri” pas dëmtimeve që mori nga tërmeti i 26 nëntorit.  Qytetarët  shprehen kundër këtij vendimi, duke kujtuar edhe rikonstruksionet e vazhdueshme  për këtë shkollë.

Gjimnazi “Sami Frashëri” u shemb.

Këtë të premte inspektorati i mbrojtjes së territorit dhe Bashkia e Tiranës  hodhën në tokë godinën e këtij gjimnazi pas dëmtimeve të cilat mori nga tërmeti i 26 nëntorit.

E inauguruar në korrik të 2018, por edhe pas tërmetit të shtatorit, duket se këto punime të bashkisë kanë qenë vetëm zbukuruese.

I ndërtuar që prej viteve ’60 Gjimnazi “Sami Frashëri” pritet të jetë gati për nxënësit në shtator, ndërsa së bashku me të do të shemben plotësisht edhe 7 shkolla të tjera ën Tiranë ndërsa do të ketë edhe nga ato që do të shemben pjesërisht.

Interesi i qytetarëve gjatë shembjes nuk mungoi.

Ndërkohë nostalgjikët e kësaj shkolle shprehen kundër shembjes.

“Kjo punë nuk bëhet tani, por pas orës 17:30 kur nuk ka makina dhe qarkullim njerëzish.”

“Kjo nuk është e drejtë, sa u rregullua.”

Vetëm për vlerësimin e dëmeve në shkollën “Sami Frashëri” bashkia e Tiranës akordoi 4.9 mln lekë.

Shpërndaje